Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, në konferencën e sotme për shtyp para takimit ndaj Real Madrid në Champions, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Reali është një klub shumë i madh me shumë histori, por ne duhet që të krijojmë tonën. Duhet të fokusohemi në këtë takim për të dhënë maksimimin dhe të shfrytëzojmë pikat e dobta të rivalëve, sepse kanë të tilla.

Ançeloti- “Karelo është frymëzim. Ai është tekniku me historinë më të mirë nga të gjithë të tjerët. Ai ka fituar në shumë vende ku ka punuar. Të gjithë ata që kanë punuar më atë thonë se transmeton qetësi.

“Të tilla mbrëmje na mungonin prej shumë kohësh në Londër dhe tani që kemi shansi të luajmë do të tregojmë se jemi gati”,- tha Arteta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb