E gjithë bota e futbollit kishte kthyer vështrimin nga Zvicra, aty ku në Nion u hodh shorti i fazës çerekfinale në Champions Ligë. Formati i Kupës me “veshë të mëdhenj” këtë sezon ishte ndryshe, nuk kishte asnjë pengesë, çdo skuadër mund të përballej ndërmjet tyre, për më tepër që ekipet do të mësonin fatin deri në finalen e madhe të Madridit. Si rrallë herë, goglat nuk sollën asnjë përballje titatësh, mbase përjashtim mund të bëjë pak Barcelona-Man.United, e vetmja sfidë që rezervon emocione, pjesa tjetër e shortit dukej sikur ishte e projektuar sipas preferenca të ekipeve të mëdha.


Juventus
Juventus

Të gjithë tifozët shpresonin në një përballje Barcelona-Juventus, në mënyrë që të shihnin edhe një herë përballë tyre Lionel Messin dhe C.Ronaldo, një përballje e cila mund të ndodh vetëm në finalen e madhe. “Zonja e Vjetër” mund të buzëqesh pasi shorti i rezervoi “vogëlushet e Ajax”, fundja shmangën të gjithë ekipet britanike dhe mbi të gjitha Barcelonën. Holandezët vijnë me moralin në maksimum pasi eliminuan kampionët në fuqi të Real Madrid.


Liverpool
Liverpool

Një short pozitiv edhe për Liverpool teksa përballë në fazën çerekfinale do të kenë Porton. Derbi i vetëm britanik që prodhoi shorti ishte Tottenham-Man.City. Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Ajax-Juventus. Fituesi i çiftit Barcelona-Man.United do të përballet me fituesin e çiftit Liverpool Porto.


D1skunowwae8kdt
D1skunowwae8kdt

Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen me 9 dhe 10 prill ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 dhe 17 prill. Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen me 30 prill dhe 1 maj ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në Madrid, në Estadio Metropolitano.