Sa pikë duhet të grumbullojë një skuadër për t’u kualifikuar direkt në fazën e 1/8 të finaleve? Mesiguri ka qenë pyetja më e shpeshtë që keni dëgjuar që kur ka nisur edicioni i ri i Champions League. Një formulë e re e pa aplikuar më parë, që vjen si risi dhe si eksperiment këtë sezon, ndaj për këtë arsye duket se është e vështirë që kësaj pyetje t’i japësh një përgjigje 100% të saktë.

Megjithatë kur kanë përfunduar 5 raundet e para, tabloja e 36 skuadrave pjesëmarrëse po bëhet gjithnjë e më e qartë. Kështu Liverpool, thuajse e ka siguruar kualifikimin për më tej, teksa kryeson e vetme renditjen me pikë të plota. Nga skuadrat italiane ndërkohë Inter duket se e ka të sigurtë një biletë për në fazën me elemininm direkt teksa, mediat italiane kanë përllogaritur se me 17-18 pikë zikaltrit e kanë të sigurtë që do të jenë në 8 vendet e para.Milanit ndërkohë i duhet të fitojë 3 sfidat e mbetura për të siguruar pjesëmarrjen mes 8 ekipeve më të mira, me kalendarin që i vjen në ndihmë ekipit të Fonsecës, që do të luajë ndaj Crevan Zvezdës, Dinamos së Zagbrebit dhe Gironës, tre kundërshtarë në letër tërësisht të kalueshëm.

Më e vështirë situate për Juventusin me “Zonjën e Vjetër” që ka një pikë më pas se sa Milan në klasifikim, ndaj tre sfidat e fundit, fitorja është detyrim për bardhezinjtë.

Në mënyrë surprizuese ndërkohë dy skaudrat “Big” të kontinentit që rrezikojnë për momentin janë Real Madrid dhe PSG. 15 herë kampionët e Evropës pas dy humbjeve të fundit ndaj Milanit dhe Liverpoolit rrezikojnë shumë edhe pjesëmarrjen në fazën e Play-Off ndërsa pjesëmarrja në 8 skaudrat më të mira tashmë duket një utopi. Më e vështirë situate për PSG, që në rast se gabon sërish në 3 sfidat e mbetura, atëherë mund t’i thotë në mënyrë surprizuese lamtumirë, përpara kohe kompeticionit më madhështor për klube.

Site i mirënjohur FootballMeetData ka parashikuar edhe mundësinë për të përfunduar mes 8 skaudrave më të mira, të 8 skaudrave që aktualisht renditen të parat, teksa shikohet se Liverpool ka 98% shanse për t’u kualfikuar direkt, ndërsa shanset më të mëdha menjëherë pas “Redsave” i ka Inter me 88%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: