E mërkura do të rezervojë të tjera përballje interesante të vlefshme për raundin e 4 të Fazës së Ligës në Champions League. Padyshim spikat supersfida që do të zhvillohet në San Siro, mes Interit dhe Arsenalit. Të dyja skuadrat kanë mbërritur në këtë ndeshje pasi kanë grumbulluar 7 pikë, pas 2 fitoreve dhe 1 barazimi. Inzaghi do të ketë grupin e plotë për këtë sfidë, me Taremin që pritet të startojë nga minuta e parë, ndërkohë që Arteta ka humbur Declan Rice për këtë sfidë, por rigjen Odegard.
Barcelona ndërkohë pritet të mos ketë probleme teksa sonte udhëton drejt Beogradit për t’u përballur me kampionët serbë të Crvena Zvezdës. Forma shumë e mirë e skuadrës së Flick e bën që Barça të jetë favoritja e madhe për të fituar sfidën.
Fitore që i duhet sonte edhe Bayernit të Mynihur. Skuadra bavareze ka rigjetur formën e mirë në Bundesliga, por në Evropë duhet të lërë pas 2 humbjen në 3 ndeshjet e para, për t’u ngjitur në tabelën e renditjes, duke qenë se aktualisht në mënyrë surprizuese ata janë në vendin e 16. Përballë do të jetë Benfica, një skuadër, që ka arritur të koleksionojë 6 pikë në këtë fazë deri më tani.
Sfida interesante do të jenë edhe PSG-Atletico Madrid si dhe Stuttgart-Atalanta, me zikaltrit e Berat Gjimshitit, që pas triumfit të jashtëzakonshëm në Napoli këtë fundjavë, do të kërkojnë të marrin rrezultat pozitiv edhe ndaj gjermanëve të Stuttgart