UEFA ka ndarë pak çaste më parë ekipet me të cilat do të ndahet edhe shorti i turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve, ndërsa Partizani, kampioni në fuqi i Shqipërisë, ka mësuar edhe grupin e ekipeve prej nga do të dalë rivali i tij.

Kështu, të kuqtë janë ndarë në grupin e dytë, së bashku me kampionët e Skocisë, Sëlltikun, ata të Azerbajxhanit, Karabakun, kampionët e Moldavisë, Sherifin e Tiraspolit, të Sllovakisë, Sllovan Bratislavën dhe kampionët e Luksemburgut, Dudelanzhin.

Shorti duket i vështirë për të kuqtë, pasi Sëlltiku është nga emrat e mëdhenj të kontinentit, ndërsa Karabaku dhe Sherifi njihen për investimet e tyre të mëdha. Bratislava është rritur mjaft në edicionet e fundit, ndërsa Dudelanxhi i Luksemburgut sezonin e shkuar luajti në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Grupi 2

Partizani (ALB)

Rivalët

Sëlltiku (SKO)
Karabag (AZE)
Sherif Tiraspol (MOL)
F91 Dudelanzh (LUK)
Sllovan Bratislava (SLLO)

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb