Sparta e Pragës dhe Mançester Siti nuk e kanë ndjerë ende shijen e humbjes në këtë nisje të Ligës së Kampioneve, kur ato të zbresin sot në “Etihad” në javën e tretë të fazës së ligës.

Të dyja ekipet janë me katër pikë në klasifikim. Skuadra e shqiptarëve, Laçi dhe Tuci, pritet të ketë titullar edhe sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani. Shanset janë që Laçi dhe Rrahmani të jenë të dy që nga minuta e parë në fushë.

Bilanci i kampionëve të Anglisë kundër klubeve çeke është 2 fitore, 0 barazime, 0 humbje me një golavarazh 7-2.

Ndeshjet e vetme të “Qytetarëve” kundër një klubi çek janë luajtur në sezonin 2013-14, të dyja në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, kur anglezët mposhtën 3-0 Viktoria Plzenin në transfertë dhe fituan 4-2 në shtëpi, me golat e Agueros dhe Xhekos, që shënuan secili në të dyja ndeshjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: