Këtë pasdite u luajtën dy ndeshje të vlefshme për Champions League. Shakhtar Donetsk ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Young Boys, në ndeshjen e luajtur në “Veltins Arena”.
Zviceranët realizuan të parët me Imerin, por vendasin përmbysën llogaritë me Zubkov dhe Sudakov.
Në sfidën tjetër, Clube Brugge mundi minimalisht 1-0 Aston Villan. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Vanaken, në minutën e 52-të. Këto takime janë të vlefshme për xhiron e katërt.
(J.S/BalkanWeb)