Taulant Xhaka dhe Bazeli i tij luajnë sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën e grupeve të “Champions League” që me gjasë do të përcaktojë shumë për të ardhmen e skuadrës në këtë kompeticion.

Një fitore e zviceranëve përballë rusëve të CSKA Moscow dhe një ndalesë e Benfikës që luan në “Old Traford” përballë Manchester United do të thoshte kualifikim për në fazën tjetër që në ndeshjen e katërt në grupe.

Në takimin e parë mes këtyre skuadrave të luajtur dy javë më parë në Rusi, Bazeli triumfoj me rezultatin 0-2 dhe kjo falë Xhakës që fillimisht realizoi golin e parë në këtë kompeticion dhe më pas asistoi edhe në të dytin. Me skuadrës e Bazelit aktivizohet edhe shqiptari tjetër Albion Ajeti i vëllai i Arlind Ajetit i cili ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë, atë të Zvicrës apo të Shqipërisë.
agolii
Në grupin C Qarabag-u i Ansi Agollit luan në një transfertë shumë të vështirë përballë Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”. Skuadra azerbajxhanase pas barazimit historik dy javë më parë në fushën e tyre përballë spanjollëve do të tentojnë në një tjetër mrekulli.

Kapiteni i kombëtares shqiptare Ansi Agolli paralajmëron shokët e skuadrës se i pret një takim shumë më i vështirë se ai i para dyjavësh: “Nesër (sot) kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër një skuadre shumë të fortë. Do të jetë edhe më e vështirë se ndeshja e parë. Takimi në Baku nuk ishte aspak i lehtë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe pajtohem tërësisht me mendimin e trajnerit”, deklaroi 35-vjeçari, i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah teknikut Gurbanov.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb