Trajneri i Juventusit, Thiago Motta doli në konferencë për shtyp, teksa u shpreh optimist për ndeshjen ndaj PSV në Champions.

“Ka krenari të madhe, plus që luajmë në shtëpi kundër një ekipi të mirë. Mezi pres të fillojë ndeshja. Do të jetë një ndeshje e mirë, duam të bëjmë paraqitje të shkëlqyer.

Cilat janë emocionet tuaja para debutimit në Champions si trajner?
Kemi krenari të madhe, plus që do të luajmë në shtëpi kundër një ekipi të mirë. Mezi pres të fillojë ndeshja. Do të jetë një ndeshje e mirë, duhet të marrim rezultat pozitiv për veten dhe për publikun.

Nesër do të jenë 12 debutues. A keni humbur shumë duele individuale ndaj Empolit?
Gjithçka ka rëndësi në futboll: përvoja, entuziazmi dhe dëshira. Në Empoli bëmë një paraqitje të mirë, por pa marrë rezultatin që dëshironim. Tani është një kapitull i mbyllur.

Si duhet të sillen bardhezinjtë ndaj PSV-së?
Gjëja e rëndësishme është të kemi respekt për të gjithë kundërshtarët. Pikë së pari duhet të mendojmë për veten dhe atë që duhet të bëjmë në fushë. Ata janë një ekip i mësuar të ketë zotërim të madh të topit. Ne duhet ta rikuperojmë topin shumë, pra t’i bëjmë holandezët të luajnë një lojë tjetër.

A ju pëlqen ky format i ri i Champions-it? A do të ndikojë më shumë në kampionat?
Më ka pëlqyer shumë formati i mëparshëm, por edhe ky. Ndryshon situata kur përballesh me shumë skuadra të ndryshme, por është format i këndshëm dhe stimulues. Nuk mendoj se ka ndikim në kampionat.

A do të vlejë edhe më pak shorti me këtë format?
Mund të jetë kështu, kush e di. Gjëja e rëndësishme është ta fillojmë mirë nesër. Ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, të marrim rezultatin e duhur.

Çfarë prisni nga Koopmeiners?
Ne presim gjithçka prej tij, si nga pjesa tjetër e ekipit. Nëse luan nesër, do të ketë paraqitje të shkëlqyer. Së bashku me shokët e tij mund të bëjë gjëra të mëdha.

Si është Koopmeiners?
Nuk duket se nuk është stërvitur për një muaj, po integrohet shumë mirë. Po përpiqet t’i vërë të gjitha cilësitë e tij në dispozicion të skuadrës. Të gjithë të thirrurit për nesër po bëjnë shumë mirë.

A është Juventusi nën presion, sepse nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 1996?
Unë nuk mendoj se është presion, por Juventusi ka një histori të bukur, që e mbart me vete në nivel botëror. Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, pjesa tjetër ka pak rëndësi. Nesër duam të luajmë lojën tonë dhe të marrim rezultat pozitiv.

Si është Vlahovic nga pikëpamja psikologjike?
Ai është mirë, duhet të dijë të përballet me kritikat. Jam i sigurt se do të vazhdojë të shënojë. Nëse nuk kemi pësuar gol është edhe falë tij. Nëse nuk shënon gol, nuk është vetëm faji i tij. Duhet të vazhdojë kështu, t’i pranojë kritikat dhe të shikojë përpara.

A mendoni se përvoja e Danilos mund t’ju ndihmojë që në minutën e parë?
Ai është mirë, po stërvitet fort. E rëndësishme është që të përgatitet mirë, do t’i vijë momenti për të luajtur. Kjo vlen për të gjithë.

Ku mund të arrijë ky Juventus në Europë?
Sa më lart që të jetë e mundur, por fillon nesër. Të garojmë, të jemi konkurrues në çdo top, të kemi ide të përbashkëta. Nesër është e rëndësishme të kemi kontrollin dhe topin në anën tonë, duhet të jemi konkurrues kundër të gjithëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb