Eshtë mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja e parë mes Partizanit dhe Karabagut. Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një 90 minutësh të kujdesshëm, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, ndërsa në minutën e 50-të janë ndalur nga traversa e portierit Vagner. Kualifikimi do të vendoset në Baku të Azerbajxhanit


Champions League e Partizanit nis me një barazim 0-0 ndaj Karabagut të fortë, një sfidë nuk shkon më shumë sesa një barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, sfidë që u shoqërua nga një shi i dendur, që natyrisht e bëri dhe më të vështirë performancën e ekipeve.


Miqtë nga Azebajxhani e nisin më mirë takimin dhe orientohen drejt sulmit, ndërsa në minutën e 20-të janë ndalur nga traversa, ndonëse më herët në këtë aksion Kuintana ishte dukshëm në pozicion jashtëloje. Të kuqtë lejojnë azerët të kontrollojnë topin, ndërsa duan të kundërsulmojnë, por shpesh i prishin punë nëjri-tjetrit. Gjithsesi, në minutën e 24-ët Asani do të japë shkëndijën e parë, ndërsa minutat e fundit do të jenë për Partizanin, që merr kontrollin e lojës, duke e mbyllur në rritje këtë fraksion loje.


Pjesa e dytë do të flasë më shumë për të kuqtë, të cilët kanë rastet më të mira për shënim në këtë fraksion. Në minutën e 50-të, kryeqytetasit i provojnë të gjitha, por nuk kanë fatin me vete. Fillimisht planzhoni i shkëlqyer i Cinarit ndalet nga pritja fantastike e Vagnerit. Në zhvillimet e këndores, traversa i mohon golin Belicës, ndërsa më pas, Melo nuk arrin të shenëjstrojë këndin e largët të Vagnerit.
Nis valsi i zëvendësimeve. Karabagu kërkon dëshpërimisht të gjejë hapësirë në mbrojtjen e disiplinuar të Partizanit, e cila nuk tradhëton në asnjë moment, çka bëri që gjithë 90 minutëshi të mbyllet 0-0 dhe të lejë të hapur çdo gjë në sfidën e kthimit, që do të luhet në Baku.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb