Në “Olimpico” të Romës kanë shpërthyer golat. Menjëherë pas golit të parë, Zaniolo ka kaluar në delir tifozërinë vendëse teksa ka shënuar dhe golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0 në minutën e 77-të.

Por, Porto nuk është pajtuar me këtë rezultat dhe 180 sekonda më pas, Adrian Lopez ka rikthyer portugezët në lojë, duke ngushtuar rezultatin.

Aktualisht luhet minuta e 80-të, Roma-Porto 2-1, shënues Zaniolo (70, 77) dhe Lopez (79′)

Roma (4-3-3): Mirante; Karsdorp, Manolas, Fazio, Kolarov; Pelegrini, De Rosi, Kristante; Zaniolo, Xeko, El Sharaui.

Porto (4-3-3): Kasijas; Militao, Pepe, Felipe, Tejes; Danilo Pereira, Fernando, Herrera, Otavio, Tikinjo Soares, Brahimi.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb