Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Champions League, teksa në Madrid dhe Milano, janë arritur dy rezultate befasuese. Reali i Madridit nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 2-2 ndaj Klub Bryzhit, madje ka vuajtur shumë që ta marrë këtë pikë ndaj një rivali, që mbeti me 10 lojtarë në minutat e fundit, përpara se Kasemiro të barazonte. Për belgët shënoi dy herë në pjesën e parë Emanuel Denis, që tronditi tifozët e pranishëm.

Por me fillimin e pjesës së dytë, Sergio Ramos rikthehen në korsinë e ndeshjes ekipin e Zinedin Zidan, ndërsa dalja me karton të kuq e Vormer në të 84-ën solli dhe goditjen e dënimit ku Kasemiro barazoi pas harkimit të Toni Krosit. Një pikë e cila shpëton fytyrën e Real Madridit, që ka hasur në shuëm vështirësi në këtë sezon.

Ndërkohë Atalanta ka pësuar humbjen e dytë në këtë Champions. Bergamaskët janë përmbysur në “San Siro” nga Shakhtari, ndonëse kaluan në epërsi me Zapatën në minutën e 28-të. Për ukrainasit Moraes në të 41-ën dhe Solmon në të 90-ën, vulosën suksesin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb