Aston Villa kërkon rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Bolognas, takim ky i vlefshëm për Champions League. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i ekipit anglez, Unai Emery, i cili vlerësoi sfidën si mjaft të rëndësishme. Emery u shpreh se asgjë nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë do të jetë një skuadër e fortë.

“Bologna ka qenë e suksesshme në vitin e fundit dhe ka një histori të madhe në Itali – fjalët e tij në konferencën për shtyp – Ata luajtën shkëlqyeshëm me Thiago Motta dhe tani ata kanë një trajner që ka bërë dy finalet e fundit të Ligës së Konferencës”.

“Besojmë se mund të konkurrojmë. Nuk e di deri ku do të arrijmë, por për momentin jemi në një pozicion të mirë në Champions dhe Premier. Ne duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme, ky është mesazhi që po u dërgoj lojtarëve dhe se djemtë e kanë bërë të tyren”.

“Ne e duam punën tonë dhe duam të jemi të suksesshëm, Liga e Kampionëve ishte një ëndërr, por tani ne nuk jemi këtu vetëm për të luajtu. Ne duam të jemi atje për të konkurruar dhe duam të konfirmojmë veten mes të mëdhenjve për një kohë të gjatë”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb