Luis van Gal, ish-trajneri i Mançester Junajtidit, ka tradhtuar “djajtë e kuq” për rivalët e tyre të mëdhenj të Mançester Sitit, një pozicionim ky i holandezit që i ka habitur tifozët e Junajtidit. I intervistuar nga BBC, Luis Van Gal ka folur për edicionin aktual të Champions League, duke vlerësuar në maksimum Sitin dhe Liverpulin.

“Njerëzit mendojnë se Barcelona është skuadra më e mirë, por nuk është aspak kështi. Liverpuli dhe Mançester Siti janë më shumë skuadër sesa Barcelona dhe Liverpuli është më shumë skuadër sesa Siti. Në filozofinë time të futbollit, skuadra më e mirë duhet të fitojë ndaj shpresoj të fitojë Siti sepse luan futbollin më të bukur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb