Uefa Champions League sjell sonte sfida tepër interesante për fatet e ekipeve që do të mund të jenë pjesë përtej fazës në grupe. Këtu bëjnë pjesë edhe dy klube që në përbërjë kanë kanë futbollistë të kombëtares Shqiptare, si Napoli dhe Bazeli.

Ekipi italian i Napolit do të presë në “San Paulo” ukrainasit e Dynamo Kiev. Napolitanët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në mënyrë që të mos komprementojnë kalimin e grupit. Nga fillimi pritet ta nisë këtë takim Elseid Hysaj që duket se e ka lënë pas atë moment dobësia në disa prej ndeshjeve të fundit.

Napoli renditen në vendin e dytë me 7-të pikë, njëjtë sa Benfika që është me numër të barabartë pikësh, por tremb Beshiktashi që është vetëm një më pak. Ndërsa për Din. Kiev thuajse ka mbaruar gjithçka pasi në 4-ër sfida ka grmbulluar vetëm një pikë.

Situata qëndron ndryshe për Bazelin e Taulant Xhakës. Zvicerianët do të mundohen të mos e mbyllin këtu aventurën europiane për këtë vit duke synuar vendin e tretë, pasi për të vazhduar në fazën tjetër të këtij kompeticioni është e pamundur edhe matematikisht. Si Bazeli ashtu edhe Ludogorec që është edhe kundërshtari i tyre, kanë nga vetëm një pikë. Ndaj edhe ndeshja e sotme do të jetë decisive për pozicionin që të dërgon në Uefa Europa League.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: