Askush nuk e kishte imagjinuar një natë të tillë, një mbrëmje nga ato që janë të destinuara për të hyrë në legjendat e futbollit, që do të shndërrohen në rrëfenja për fëmijët dhe që do të magjepsin pasionantët e lojës më të bukur në botë.

Autor është sërish ai, Liverpuli i madh, skuadra e kuqe që në “Anfield” merr fuqinë si Anteu dhe gjen forcën për të përmbysur ekipin me të fortë të planetit që e kishte fituar ndeshjen e parë 3-0.

Pa Salah e pa Firminon e dëmtuar, Klop i beson Origit dhe Shaqirit, të cilët nuk zhgënjejnë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 me golin e Origit, gol që ndez shpresën për të shkruar një tjetër epope të kuqe në futboll.

Dhe ndodh në pjesën e dytë. Vijlandum në dy minuta barazon çdo gjë, pasi ndeshja shkon 3-0 dhe Mesi me shokë nuk u besojnë më syve. Tronditen, stadiumi vullkanik shtyn beniaminët e tyre për të gjetur golin e katër, që vjen me Origin dhe që vulos një tjetër mbrëmje epike.

https://www.youtube.com/watch?v=U_WEicOjMME&feature=youtu.be

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb