AFGANISTAN- Karim Asir është Charlie Chaplin i kohëve moderne. Ai ka lindur në Kabul është 25 vjeç dhe vishet si komediani i njohur anglez për të argëtuar njerëzit në Kabulit në Afganistan.

Me veshjen karakteristike, kostumin e zi, me kapelën në kokë me mustaqe dhe me bastunin në dorë Karim hyn në ambiente në ndryshme si spitale, jetimore etj për t’i sjellë buzëqeshjen njerëzve që jetojnë në momente të vështira mes rrënojave të shkaktuara nga luftërat.

“I kam thënë nënës dhe babait që nuk doja të bëhesha doktor dhe se kisha karakteristika për t’u bërë artist”- ka thënë i riu. Dhe ai u bë i njohur, u bë artist dhe çdo ditë në Kabul i sjell buzqëshjen njerëzve.

Por puna e tij ka edhe rreziqe, madje ai ka treguar se edhe është kërcënuar. “Po, më kanë ardhur disa kërcënime, por kjo nuk më ndalon të jem Charlie Chaplin”- ka thënë 25-vjeçari. Komediani i ri gjatë interpretimeve të tij citon shpesh edhe thënien e famshme të Charlie Chaplin: “Një ditë pa buzëqeshur është një ditë e humbur kot”.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb