Në numrin e revistës satirike ‘Charlie Hebdo’, është edhe një karikaturë që ndërlidhet me shqiptarët.
Gazeta satirike me tirazh të rregullt prej 60 mijë kopjeve, pas masakrës në redaksi shtypi 5 milionë kopje. Mes revistës janë dhe 4 klerikët, 4 përfaqësues të 4 besimeve fetare në Shqipëri, myslimanizmit, katolicizmit, krishterimit dhe bektashinjve.

Të katër përfaqësuesit e katër besimeve zyrtare të Shqipërisë morën pjesë të dielën në marshin e solidaritetit me viktimat e sulmeve terroriste të javës së kaluar.

Numri i ri është shtypur në gjuhën angleze, spanjolle, italiane, arabe dhe atë turke.

Në numrin fundit të Charlie Hebdo janë shfaqur këta klerikë, me moton: “Je suis Charlie” (Unë jam Charlie). Telegrafi siguron një kopje të revistës ku mbi karikaturat e klerikëve është edhe ky mbishkrim: “Nouveaux Amis” (Miqtë e rinj).

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb