‘Kam menduar se ishte djalë, deri kur më pa në sy, kur ishte 3 vjeç dhe më tha: ‘Nuk jam djalë!”. Kështu Charlize Theron, 43 vjeç, zbulon për herë të parë, në një intervistë të publikuar në Daily Mail, që e ka rritur djalin e saj adoptiv, Jackson 7 vjeç, si të ishte një vajzë. Artistja, që ka edhe një tjetër vajzë adoptive 3 vjeç, shton: ’Kam dy vajza shumë të bukura, që, si çdo prind, dua t’i mbroj dhe t’i shoh të rriten…’

Fundet dhe këpucët rozë, flokët e gjatë dhe gërshetat, me të cilat shpesh herë Jackson shfaqej në fotot e vjedhura nga paparacët, kishte ngjallur shpesh herë polemika në vitet e fundit, për faktin se si Charlize Theron po e rriste djalin e saj më të madh. Artistja Hollywood-ane, që ka adoptuar Jackson në 2012 dhe një vajzë me emrin August në 2015, e ka përballuar për herë të parë argumentin me shumë qetësi.

’Nuk më takon mua të vendos kush janë dhe si duan të jenë, as ku do të duan të shkojnë teksa rriten…’ ‘Puna ime si prind është ti dua dhe të sigurohem që kanë gjithçka ato kanë nevojë, për të qenë ata që duan të jenë. Do të bëj gjithçka mundem, që fëmijët e mi ta kenë këtë të drejtë dhe të jenë të mbrojtur’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb