Aventura e Maurizo Sarrit tek Chelsea po shndërrohet në makth, mbi të gjitha pas humbjes së rëndë që i shkaktoi Man.City. Tekniku italian është i vetëdijshëm për pozitën e vështirë ku ndodhej por preferoi t’ia kalojë topin presidentit Roman Abramovich.

Abramovic
Abramovic

“Daily Star” shkruan se presidenti i bluve ka konfirmuar Sarrin në krye të Chelsea, të paktën për momentin, pasi përcaktues pritet të jenë ndeshjet e ardhshme. Në kampionat kërkohet reagim i menjëhershëm por tu mos shkëputur nga grupi që synon një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Vëmendje kanë marrë edhe dy turne të tjerë, Europa League dhe FA Cup.

Sarri
Sarri

Në kushtet ku titulli kampion në Premier League është i pa mundur, Europa League dhe Kupa janë dy opsionet e vetme për të mbyllur sezonin me trofe. Më 24 shkurt, Chelsea luan finalen e FA Cup kundër Man.City, një sfidë që blutë kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht për tu hakmarrë ndaj “qytetarëve”. Nëse Sarri dështon në këtë rrugëtim të shkurtër, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt, vend të cilin pritet ta marrë Zola deri në përfundim të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb