Mungonte vetëm zyrtarizmi, Conte është trajneri i ri i Chelsea-it duke nisur nga sezoni i ri. Trajneri aktual i përfaqësues italiane ka firmosur me blute londinez një kontratë 3-vjeçare: “Mezi prisja të nisja të punoja në Premier League, Chelsea dhe futbolli anglez janë të njohur në të gjithë botën.

Dua të vazhdojë të fitojë ashtu siç kam bërë në Itali por për momentin po mendoj vetëm për përfaqësuesen. Jam shumë krenuar për punën time si trajner, Chelesa ishte një skuadër perfekte për të vazhduar karrierën time.

Jam shumë i lumtur që gjithçka tashmë u bë zyrtare, në këtë mënyrë mund të përqendrohem në përfaqësuesen italiane dhe të mos flasim më për Chelsea deri në përfundim të Evropianit”. Marina Granovskaia, krahu i djathtë i Abramovich ka komentuar në këtë mënyrë arritjen e marrëveshjes: “Jemi shumë të lumtur që kemi firmosur me një trajner që e lakmon e gjithë bota.

Arritja e marrëveshjes në këtë kohë na ndihmon të programojmë më mirë të ardhmen. Sigurisht, falënderojmë Hiddink për punën që është duke bërë”, u shpreh Granovskaia.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: