Nicolas Jackson do të qëndrojë te Chelsea deri në vitin 2033. Klubi londinez dhe sulmuesi, kanë vendosur që të rinovojnë, duke vazhduar kështu bashkëpunimin.

Jackson ka besimin e plotë të trajnerit Maresca, i cili është i bindur për aftësitë e senegalezit. 23-vjeçari Jakcson, u impenjua në 35 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 14 gola dhe dhuroi 5 asiste.

“Unë kam besim te Jackson, por ashtu edhe klubi. Ne jemi në kërkim të një sulmuesi, por kjo nuk do të thotë se nuk besojmë te Jackson. Ai po bën shumë mirë me ne dhe unë jam i lumtur për këtë.”, tha tekniku Maresca.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb