Chelsea ka arritur një fitore  fitore 2-0 kundër West Ham United në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Premier Ligë.

Belgu Eden Hazard ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar në këtë mbrëmje. I pari ishte i jashtëzakonshëm. Në minutën e 24-të belgu mori një top në mesin e fushës dhe shpërtheu në mes të mbrojtjes për të shënuar golin e barë në këtë takim.

Në minutën e 90-të belgu shënon edhe golin e dytë dhe të fundit për ‘Blutë’ duke hipotekuar tre pikët. Pas kësaj fitoreje Chelsea arrin në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se sa ndjekësit, Tottenham, Arsenal dhe Manchester United.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb