Chelsea i ka idetë e qarta. Blutë dëshirojnë që të firmosin me Jadon Sancho, pasi sulmuesi anglez,  i huazuar nga Manchester United, ka bindur me paraqitjet e tij.

Londinezët synojnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët me “Djajtë e kuq”, në mënyrë që të blihet përfundimisht kartoni i Sancho.

24-vjeçari, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asiste, në 12 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Futbollisti, është një nga më të preferuarit e Marescas, me trajnerin që beson shumë te aftësitë e lojtarit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb