Chelsea ka fituar me vështirësi në transfertë kundër Lille me rezultat 1-2. Blutë e Londrës kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 22-të. Por, vendasit më pas shtuan presionin ndaj londinezëve duke  barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Victor Osimhen (33’).

Pjesa e parë përfundoi me dy gola të shënuar, ndërsa në të dytën skuadra e Frank Lampard ishte më e përqendruar. Callum Hudson-Odoi u inkuadrua në minutën e 67-të në vend të Reece James, e që më pas tregoi cilësitë e tij.

Talenti anglez arriti ta asistonte në golin e shënuar nga Willian (78’), duke bërë kështu që Chelsea ta marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Ajaxi është lider i Grupit H me gjashtë pikë, i ndjekur nga Chelsea me tri pikë, aq sa ka edhe Valencia, derisa Lille është në vend të fundit pa pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb