Me Maurizio Sarri që ka zgjedhur të transferohet te Juventus pas vetëm një sezoni në Londër, Chelsea nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri. Mediat angleze janë të sigurta se në pankinë e Bluve do të ulet Frenk Lampard. Duke qëndruar në atë që raportojnë tabloidet britanike, ish-mesfushori dhe drejtuesit e klubit londinez janë takuar dhe kanë vendosur piketat e kontratës.

0 Lampard And Morris
0 Lampard And Morris

Por deri tani, marrëveshja dhe zyrtarizimi pengohet nga Derby, klubi me të cilin Lampard zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Championship. Gjithsesi, kjo rezistencë nuk do të zgjasë shumë, pasi ish-kapiteni i Chelsea kërkon me çdo kusht të marrë drejtimin e skuadrës që e bëri të famshëm si futbollist.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb