Juve-Sarri është një histori e cila po zgjatet më shumë seç duhet në kohë. Një muaj pas shkarkimit të Max Allegrit, “Zonja e Vjetër” ende nuk ka gjetur pasuesin e tij, për këtë arsyes, Fabio Paratici ka fluturuar personalisht drejtë Londrës për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Sarrin, më saktë të liroj italianin nga Chelsea, pasi akordi me trajnerin është gjetur prej kohësh.

Sarri
Sarri

I gjithë diskutimi rrotullohet rreth 6 milion eurove që Chelsea kërkon për largimin e Sarrit, kjo nuk është një shifër aq e madhe sa të pengoj Juven të gjej pasuesin e Allegrit por dhe në këtë pikë bardhezinjtë kërkojnë të përfshijnë në tratativa një lojtarë. Pavarësisht këtyre vonesave, Juve është e bindur që do të mbyll shumë shpejt këtë tratativë, mbase brenda së shtunës.

.
.

Paratici mund të rikthehet nga Londra sëbashku me Sarrin, në krye të Juves, drejtori sportiv i bardhezinjve ka vërtetuar se nuk kthehet kurrë duar bosh. Italiani nga ana e tij po pret prej kohësh me valixhe në duar, madje ka lënë dhe shtëpinë që kishte në Londër duke qenë i bindur se e ardhmja e tij është Torino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb