Chelesa i ka shkaktuar humbjen e parë Manchester City-t për këtë sezon. Skuadra e Maurizio Sarri-t ka mposhtur Qytetarët e Pep Guardiola-s me rezultatin 2-0 në Stamford Bridge. Me këtë rezultat, Chelsea ngjitet në vend të tretë duke iu afruar City-t, ndërsa Liverpool do të qëndroj në krye për të paktën deri fundjavën e ardhshme. Kjo ishte hera e parë që Sarri fiton një ndeshje futbolli ndaj Pep Guardiola-s.

City dominon ndeshjen që nga minuta e parë duke mos u lejuar hapësira lojtarëve të Chelsea-t. Sarri ka zgjedhur të luajë me Hazard në qendër të sulmit për t’i dhënë më tepër shpejtësi ekipit në kundërsulme, por belgu thuajse nuk kap asnjë top dhe ndihet i izoluar nga mbrojtësit shtatlartë të City-t. Qytetarët arrijnë të prodhojnë disa mundësi të mirë me Sterling dhe Sane, por vendasit janë me fat që nuk pësojnë gol. Me kalimin e minutave Chelsea e merr veten dhe tenton të guxojë më tepër duke parë mundësitë e shpërdoruara të miqve. Dhe në minutën e fundit të pjesës së parë arrin të shënojë gol me goditjen e parë në kuadrat. Eden Hazard pason për Cante brenda zonës i cili bën një goditje të bukur, e pakapshme për Ederson.

Pas pushimit Willian ka një mundësi të mirë nga një goditje standarde, por topi pritet këtë herë nga portieri brazilian. Vendasit arrijnë t’i neutralizojnë me zotësi kundërshtarët gjatë pjesës së dytë, duke mos u lejuar të bënin raste si ato në pjesën e parë. Sfida mbetet e luftuar, por ndalet më shpesh sesa duhet për shkak të faulleve të shumtë të shkaktuar nga të dyja krahët. Në minutën e 78’ erdhi goli i nokautit për miqtë. Eden Hazard fut një top të rrezikshëm në zonë nga këndi dhe gjen David Luiz që e dërgon në rrjetë me kokë. Vendasit arrijnë ta ruajnë rezultatin deri në fund të takimit dhe marrin tre pikë shumë të rëndësishme.
BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: