Chelsea i Antonio Conte-s zyrtarizoi pak ditë më parë blerjen e Ross Barkley nga Everton për shifrën e 17 mln eurove, duke kryer edhe transferimin e parë për këtë afat kalimtar.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, thirrja e kryebashkiakut të Liverpool për hetimin e kësaj çështje, mund të sjellë zhvillime të reja. Joe Anderson, i cili njohët si tifoz i Everton, ka thirrur menjëherë për një investigim të policisë me dyshime për mashtrim. Ai nuk është i bindur se çmimi i deklaruar për të është i saktë, duke parë që vetëm disa muaj më parë vlente 40 mln euro.
anderson
59-vjeçari pretendon se shifra e paguar është shumë e dyshimtë.

Barlkey ishte rrugës për në Londër në ditën e fundit të merkatos së verës për një shifër rreth 40 mln euro, por agjenti i tij refuzoi në minutën e fundit. Duke shkruar në profilin e tij të Tëitter, Anderson shprehet: “Do t’i shkruaj Premier League dhe FA për të investiguar transferimin e Ross Barkley mes Everton dhe Chelsea.
barkley
“Agjenti tërhiqet nga marrëveshje në momentin e fundit për 40 mln euro nuk luan për katër muaj dhe shitet për 20 mln euro.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb