Mundësitë që Elseid Hysaj të transferohej te Chelsea këtë verë kanë qenë reale dhe jo vetëm fjalë. Këtë e vërteton një intervistë e agjentit të futbollistit shqiptar, Mario Giuffredi, i cili pohon se De Laurentiis bllokoi kalimin e tij në Londër.

Për “SportItalia” ai ka deklaruar se numri 1 i Napolit i bëri bllok Chelsea-s edhe pse këta të fundit ishin të gatshëm të paguanin klauzolën.

“Nuk jam dakord me të. Këtë ia thash edhe De Laurentiis. Nëqoftëse ka klauzola në kontratë ata duhet të ushtrohen. Gjithsesi në ditët në vijim së bashku me Hysajn do të bisedojmë rinovimin e kontratës.”-deklaroi Giuffredi.

Hysaj është një besnikët e trajnerit Sarri dhe ai dëshironte ta marrte shqiptarin në Londër, por tani gjërat janë ndryshe dhe ajo që vlen është se 24-vjeçari ka bindur plotësisht Anchelotti-n që në ndeshjen e parë kundër Lazio-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb