Me Maresca-n në stol, Chelsea është rikthye në nivele të larta, një skuadër me një potencial të madh, e aftë të konkurrojë për trofe të rëndësishëm në ishull këtë sezon. Pas suksesit të pastër 3-0 kundër Aston Villa-s, Chelsea “çmontoi” edhe Southampton në transfertë me rezultatin e thellë 5-1.
Blutë janë të papërmbajtshëm në fazën ofensive, janë sulmi më i mirë në Premier League, këtë e vërtetuan sërish ku brenda 34 minutave realizuan 3 gola. Fraksioni i parë prodhoi edhe një rast të veçantë ku Jack Stephens i Southampton u ndëshkua me karton të kuq pasi kapi prej flokësh Cucurella-n.
Nuk kishte shumë histori as pjesa e dytë me Palmer dhe Sancho-n që realizuan edhe dy gola të tjera duke sigluar shifrat në 5-1. Pas këtij triumfi, Chelsea e sheh veten në vendin e dytë në Premier League në kuotën e 28-të pikëve, po aq sa edhe Arsenal.
“Topçinjtë” rikthejnë shpejt me këmbë në tokë Ruben Amorim dhe Man.United duke dalë me 3 pikë pas suksesit 2-0. Ekipi i Arteta-s i ka kthyer në art goditet standarde, pasi i ndëshkuan “djajtë e kuq” me dy aksione identike. Timber dhe Saliba ishin autorët e golave për Arsenal, në të dy rastet gjatë zhvillimeve të goditjeve nga këndi.
Me 19 pikë në 14 javë, Man.United renditet në vendin e 11-të.
(BalkanWeb)