Çelsi nuk di të fitojë. Pas humbjes javën e kaluar nga Liverpuli, ekipi i Sarrit u ndal në një barazim në shtëpi, përballë Bërnlit, me shifrat 2-2. Ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin që në minutën e 8-të me Hendrik, pas një goditje fantastike nga hyrja e zonës.

Por, në minutat 12 dhe 14, ishin Kante dhe Higuain ata që me dy gola të shpejtë, përmbysën gjithçka për blutë e Londërs.

Gjithsesi, Bërnli reagoi sërish, dhe në mintën e 24-t, Barns u harrua në zonë dhe shënoi mposhti Kepan. Deri në fund Çelsi tentoi të shënonte edhe golin e tretë, por pa sukses. Sidoqoftë, kjo pikë i shërben ekipit të Sarrit, ta ngjisë përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, me 67 pikë, një më shumë se Arsenali, por me “topçinjtë” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak.


Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: