Antonio Conte pas 2 vitesh në drejtimin e Chelsea-s është shkarkuar sot nga presidenti i klubit, raporton “SunSport”.

Italianit i është dhënë lajmi paraditen e sotme teksa stërviste klubin në qendrën stërvitore të “Cobham”. Raportohet se aty ka mbërritur presidenti i klubit, Bruce Buck, i cili i ka konfirmuar lajmin 48-vjeçarit. Për këtë arsye pjestarët e klubit janë njoftuar se pasdite nuk do të ketë stërvitje.

t7rfyuk

Ndërkohë pritet që shumë shpejt të emërohet trajneri i ri. Është çështje orësh ose maksimumi ditësh që Mauricio Sarri të zyrtarizohet trajner i bluve.

Lajm ky që u konfirmuar dje edhe nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili u shpreh se ka arritur akordin me Chelsea-n për trajnerin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb