Chiara Ferragnit i mungon vera e kaluar, siç e ka pranuar edhe në postimin e saj të ri në rrjetet sociale. Influencuesja e njohur italiane ka vizituar këtë vit Paros dhe Mykonos, nga ku ka ndarë shumë foto me miqtë e saj online.
Në postimin e ri në llogarinë personale në Instagram, Chiara Ferrani ka postuar disa foto të tjera nga pushimet e saj në Greqi.
Në to ajo pozon në dy ishujt dhe ndan me ndjekësit kujtimet e saj. Ajo e ka mbishkrimin e postimit të saj: “Nostalgji verore”.