SHBA

Jeshile, si një lëndinë. Edhe këtë vit, siç ndodhi në 1961, lumi që kalon në qytetin e Chicago ka ndryshuar ngjyrë me rastin e festimeve në nder të San Patrick’s, mbrojtës i komunitetit irlandez.

Kështu, falë edhe një substance të veçantë, Chicago River ka ndryshuar pamje. Operacioni i ngjyrimit të ujit ka filluar në orët e para të mëngjesit dhe ka tërhequr një numër të madh qytetarësh dhe turistësh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb