SHBA-Ka shumë motive për të cilat njerëzit vendosin të marrin pjesë në një maratonë: Të vesh veten në provë, të sfidosh veten, të kalosh limitet e tua.

Por ka nga ata, si Steve Bergstrom, që e bën për të gjetur të dashur. Në 11 tetor në maratonën e Cikagos, ai u prezantua pa bluzë me një mbishkrim mbi shpinë ’Jam beqar’, shoqëruar me emrin e tij përkatës në adresën e facebook-ut.

Pavarësisht se merret me marketing djali është vërtetë një sportist i pasionuar dhe merr gjithmonë pjesë ne aktivitetet sportive, por këtë herë vendosi ta përdori sportin për te gjetur te dashur.

Kur u kthye në Cikago, pasi kishte jetuar 3 vjet në gjermani, ai e pati shumë të vështirë të gjente një të dashur.

Kështu pati idenë brilante dhe kërkoi ndihmën e një kushërire që i shkroi në shpinë mesazhin. Një ide që në pak orë bëri të kishte 12 kërkesa për miqësi në faqen e tij.

Vëmendjen e tij e tërhoqi një vajzë, që ishte prezantuar në maratonë me një tabelë gjigande të maces së saj ku shkruhej ‘Mami im po kërkon një baba për macen’ dhe ndoshta e ka gjetur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: