Tifozët e Liverpulit njihen për pasionin e tyre të pashoq dhe përkushtimin maksimal ndaj ekipit të zemrës, çka i bën unikë në të gjithë botën e futbollit. Në prag të finales së madhe të Champions League, e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00 në Madrid, tifozët e kuq kanë nisur të grumbullohen nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit spanjoll.

Këngët dhe flakadanët kanë ndezur rrugët e Madridit, me mbështetësit e “Reds”-ave, të cilët kërkojë Champions-in e gjashtë në historinë e klubit, teksa suksesin e fundit e kanë shijuar në vitin 2005 në finalen e Stambollit kundër Milanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb