Këngëtari amerikan, Chris Brown, është akuzuar për sulmin ndaj katër fansave që morën pjesë në një nga shfaqjet e tij të fundit në Teksas.
Larry Parker, Joseph Lewis, Charles Bush dhe Da Marcus Powell kanë ngritur një padi në Teksas kundër këngëtarit të njohur, gjersa kërkojnë 46 milionë euro dëmshpërblim.
Krahas pagesës, katër paditësit kërkojnë edhe masën e ndalimit të përkohshëm ndaj të gjithë të paditurve.
Sipas akuzës së tyre, ngjarja ka ndodhur në prapaskenë, kur Brown dhe ekipi i tij rrahën fansat pas performancës së këngëtarit, e cila u zhvillua në kuadër të turneut të tij në Dickies Arena të premten e kaluar.
Të katër burrat u thirrën në prapaskenë pas setit për t’u takuar me Brown, i cili u shfaq 30 minuta më vonë se sa ishte planifikuar.
Para se të largohej, një nga fansat, Charles Bush, iu afrua Brown për ta uruar për performancën e tij, duke bërë që një anëtar i ekipit të këngëtarit t’i kujtonte se më parë kishte rënë në konflikt me Bushin.