FRANCE

Këngëtari Chris Brown është arrestuar në Paris për përdhunim. “Daily Mail” shkruan se ka qenë një 24 vjeçare, ajo që e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë  darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez. Dy zyrtarë të policisë u shprehen se Brown dhe dy persona të tjerë po ruhen në Paris, pak pas padisë.

Brown u ndalua të hënën dhe vazhdon të jetë akoma në paraburgim, ndërkohë policia po studion rastin. Redaktori i revistës “Closer” raporton se gruaja e akuzon Brown që e ka përdhunuar në hotelin “Mandarin Oriental”.

Brown ka patur vazhdimisht probleme ligjore që pas sulmit në vitin 2009, ndaj ish-të dashurës Rihanna në SHBA.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: