Florian Marku u mund nga briktaniku Chris Kongo në “O2 Arena” në Londër, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar bie kështu pas 13 fitoresh si profesionist, ndaj një kundërshtari mjaft të fortë.
Kështu, Kongo “rrëmbeu” titullin IBO Intercontinental Welter, pas një sfide kre gjyqtarët kryesor dhanë pikë maksimale për të: 96-94, 96-93 dhe 98-92!
Para duelit të sotëm, nuk kanë munguar ngacmimet, me “ndeshjen” që jashtë ringut nisi ditë më parë. Kujtojmë që Florian Marku është kthyer në ring për herë të parë që prej datës 2 shtator, të vitit të kaluar, atëherë kur me nokaut teknik mposhti Dylan Moran. Marku mbetet një nga boksierët më të mirë shqiptarë, teksa ia ka dalë të mbajë lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare, duke bërë krenarë të gjithë.
(J.S/BalkanWeb)