Një nga aktorët më të dëshirueshëm të Hollywoodit, vetëm një vjet e gjysmë pas divorcit, është fejuar me të dashurën e re Katherine Schwarzenegger, pas shtatë muajve qëndrimi në lidhje.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë aktori në profilin e tij Instagram.

“E dashura Katherine, unë jam aq i lumtur që më the po. Jam i kënaqur të martohem me ty. Krenar të jetoj me ju në besim. Le të fillojmë”, shkruan ai.

Fotoja tregon qartë unazën e fejesës dhe ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat, duke iu uruar atyre fat.

Chris ishte i martuar me aktoren Anna Faris, nga e cila u divorcua në vitin 2017, pas tetë vitesh së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb