Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post.

Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg.
“Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme”, tha para votimit, Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë.


Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë. Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetë vjeçar në një samit të rregullt në mes të muajit tetor.