‘Prestige Resort’ mbetet gjithnjë një atraksion për turistët vendas e të huaj në çdo sezon të vitit por edhe për VIP-at shqiptarë dhe të huaj.

“Prestige Resort” ka mirëpritur këtë fundjavë një mysafire të veçantë. Ajo është modelja britanike dhe ylli i reallity show “Real Housewives of Cheshire” Christine McGuinness.
Christine ka publikuar disa foto në llogarinë e saj të instagramit ku thotë se ka mbetur e mrekulluar nga vizita në ‘Prestige Resort’, një vizitë në fakt surprizë e kaluar pa rënë në sy në Shqipëri.

Britanikja Christine McGuinness ka ndarë momente nga pushimet e saj në resortin më prestigjioz të Golemit, ku shkruan se ka gjetur një copë parajse mbi dhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë fundjavë kam gjetur një cep parajse. Po lë një pjesë të zemrës sime në “Prestige Resort”, këtu kam parë perëndimin më të bukur të diellit. Më shumë sinqeritet them se kurrë më parë nuk kam parë një perëndim kaq mbreslënës” shkruan ajo shkruan ajo në fotot e saj.

Fotot e publikuara nga 31-vjeçarja Christine McGuinness. në Instagram kanë zgjuar kuriozitetin e shumë prej ndjekësve të saj, të cilët shkruajnë se do të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të verës.
Christine McGuinness ka qenë prezantuese e programeve shumë të njohur në Britaninë e Madhe si “ Take me Out”, “Big Borther dhe I’m a Celebrity…Get me out of here”.

Edhe pse vera ka mbaruar, “Prestige Resortin” vijojnë ta zgjedhin shumë VIP shqiptarë dhe të huaj për të pushuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb