SHBA
Nuk është asnjëherë tepër vonë për të dashuruar. Këtë gjë na e kanë treguar John dhe Phyllis Cook, dy të moshuar 100 dhe 102 vjeç, të cilët, pas një vit lidhje vendosën të martohen.
Çifti i të moshuarve i thanë “PO” njëri-tjetrit javën e kaluar në Ohio. Aktualisht ata jetojnë në qëndrën e të moshuarve ku dhe janë njohur.
“Ne u dashuruam shumë me njëri-tjetrin . Ndoshta mund t’ju duket e cuditshme kjo gjë në moshën tonë por ne e duam shumë njëri-tjetrin”- ka thënë Phyllis për një televizion lokal.
Të dy janë të vë, John është veteran i luftës së dytë botërore. Phyllis, e cila në gusht mbush 103 vjeçe dhe John janë shumë të lumtur që në moshën e tyre kanë gjetur dashurinë.
(BalkanWeb)