Presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë në festën e pritjes së rezultatit të zgjedhjeve të organizuar nga Kamala Harris.

Nga ana tjetër Zonja e Parë Jill Biden u shfaq me një kostum të kuq teksa i drejtohej qendrës së votimit.

Si presidenti ashtu edhe zonja e parë – të cilat kryesisht janë përjashtuar nga fushata që kur Harris mori drejtimin e garës- do të ndjekin rezultatet nga shtëpia.

“Sonte, presidenti dhe Zonja e Parë do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me ndihmës të vjetër dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb