SHBA

Britaniku John Drennan u ul më gjunjë për t’i kërkuar të dashurës së tij 10 vite më të re, Daniella Anthony, të martohej në sheshin kryesor të New York-ut, “Times Square”.

E dashura sigurusht që i tha PO, Por, unaza ishte e përmasave të gabuara,ishte më e madhe. “U përpoqa t’i thoja Johnit se unaza ishte shumë e madhe, por ai këmbënguli që unë ta vija në gisht”, tha Daniella për BBC-në. E ndërsa çifti ecte përmes “Times Square”-it, unaza me një gur diamanti i ra papritur nga gishti i saj.

Çifti njoftoi policinë, e cila nisi kërkimet për orë të tëra por pa fat! Drennan dhe Anthony u detyruan të ktheheshin në shtëpi dhe planifikuan të blinin një unazë të re.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, Departamenti i Policisë së Neë York-ut e gjeti më në fund unazën, e duke qenë se çifti ishte larguar, nisi një fushatë në rrjetet sociale gjatë së shtunës për ta gjetur atë, duke publikuar fotot e tyre dhe të unazës. Vetëm një ditë më pas, misteri u zgjidh.

“Çifti është kthyer në Britaninë e madhe, por falë rrjeteve sociale ata u informuan për faktin se ne ishim duke i kërkuar. Tashmë jemi duke bërë përgatitjet e fundit që t’ua dërgojmë unazën. Urime!”, shkruante policia e New York-ut në “Twitter”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb