Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 u trajtua historia e një çifti të moshuarish Pashk dhe Liza Lala të cilit jetojnë në një garazh, në fshatin Shullaz të Kurbinit.
Ato kanë rrëfyer në studio vështirësitë që kanë kaluar nga një jetë e vështirë dhe kushtet ekstreme të vështira ekonomomike dhe sociale pas rrënimit të banesës së tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ka reaguar edhe në një lidhje telefonike Kryetarja e Bashkisë Kurbin znj. Majlinda Cara e cila ka deklaruar se Bashkia aktualisht po përfundon procesin e rindërtimit për banesat e dëmtuara prej tërmetit dhe ndihma do të jepet për cilido qytetarë që gjendet në vështirësi.
” Ne jemi shumë të hapur dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me mediat dhe me çdo qytetar të Kurbinit. Bashkia aktualisht është duke përfunduar procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara. Do të jemi vigjilent për këtë rast sepse kjo është deyra jonë”. përfundoi ajo
(BalkanWeb)