DURRES – Lulëzime dhe Blerim Xhafa me tre fëmjët e tyre të mitur, njëri prej të cilëve në gji,  kanë përfunduar jashtë, në të ftohtin e kësaj fillim jave.

Të papunë, pa ndihmë ekonimike e sociale, pa asjë të ardhur, familjes 5 anëtarëshe ja pagoi Fundjava Ndryshe dy muaj qeranë e shtëpisë prej fillim janarit. Por me të mbaruar kontrata e qerasë ata përfunduan në rrugë, dhe për të mos i lagur shiu kësaj fillim jave po qëndrojnë në shkallët e pallatit të kulturës, Aleksandër Moisiu.

Blerim Xhafa tha se vuan nga turbelukozi, duhet të shkonte për mjekim në spital, por nuk ka ku lë fëmijët.

I dorëzoi dokumentet që i kërkuan për të përfituar ndihmë ekonomike, por në fund i kthyen përgjigje negative. Familja e tij nuk mund të përfitojë ndihmë financiare nga shteti. Ka shkuar sot në bashki ka kërkuar ndihmë por nuk e ka gjetur.

Po ushqehen me ato që ju falin kalimtarët në rrugë. Lulëzimja kërkon vetëm një kasolle mbi kokë, ku mund të fusë fëmijët e saj që i kanë përfunduar në rrugë.

Familja Xhafa gjendet tek shkallët e pallatit të Kulturës Aleksandër Moisiu jashtë në të ftohtë e në shi pa asnjë dritë shprese për të ardhmen.

Blerim Xhafa bashkëshortja dhe tre fëmijët e mitur u përzunë pa gdhirë e hëna nga banesa ku jetonin prej dy muajsh me qera.

Edhe në në muajin dhjetor  kjo familje u përzu nga banesa ku qëndornte sepse nuk ishte paguar qeranë e shtëpisë. Pas publikimit të historisë së tyre në News 24 aso kohe, fatkeqe “Fundjavë Ndryshe” u pagoi dy muaj qeranë dhe familja u strehua vetëm për dy muaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb