ITALI – Dy të rinj shqiptarë janë përzënë me shuplaka nga një plazh publik në Itali, pasi po merrnin rreze dielli tërësisht të zhveshur, duke mos u shqetësuar për faktin se në zonë kishte edhe fëmijë të mitur.

Sipas mediave në Itali, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në Boretto, në Reggio Emilia, ku të rinjtë shqiptarë, rezidentë në Parma, dolën nudo në plazh duke shqetësuar pushuesit e tjerë.

Mediat shkruajnë se një pushues italian, që ndodhej aty bashkë me familjen, u ka kërkuar me mirësjellje shqiptarëve që të mbulonin pjesët intime. Por djali është përgjigjur se nuk shkruhej askund që në atë plazh nuk mund të qëndroje nudo.

Në diskutim e sipër, sherri ka degjeneruar, ndërsa italiani e ka qëlluar shqiptarin me shuplaka. Pushues të tjerë kanë shuar sherrin, ndërsa çifti shqiptar është veshur dhe është larguar nga plazhi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb