Mediat greke shkruajnë se një një çift shqiptarësh, të arrestuar një vit më parë për trafik droge, tashmë kanë marrë dënim nga gjykata. Djali 32 vjeç u dënua me gjithsej 8 vjet burgim dhe 5000 euro gjobë. Në dënim përfshihet akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe armëmbajtja pa leje.

Ndërkaq, për të dashurën e shqiptarit, një 26-vjeçare, gjykata caktoi si masë që ajo të paraqitet në polici njëherë në muaj, ndërsa më pas do të depërtohet. çifti ishte kapur me drogë, kokainë dhe hashash në ishullin Kos.

Gjykatësi i çështjes deklaroi se çifti janë të varur nga droga Nga informacionet hetimore greke rezulton se çifti kishte zhvilluar tashmë një aktivitet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike. Policia sekuestroi kokainë, peshore, thikë, telefona celularë, etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: